05 Nëntor- Këtë të enjte ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka ndarë lajmin e mirë për një ndërhyrje të vështirë të realizuar nga Shërbimi Urologjisë në QSUT. Teksa Manastirliu shkruante se ndërhyrja delikate për heqjen e një tumori masiv në veshka tek një 61 vjeçar zgjati rreth 5orë dhe ka rezultuar me sukses, kanë qenë familjarët e pacientit që e kanë shprehur falenderime dhe mirënjohje për punën e mjekëve.
“Jeni heronj për ne se na dhatë JETE ! Jeni asete të cmuara për shoqërinë tonë dhe puna Juaj aq e vështirë dhe delikate duhet vlerësuar dhe respektuar më shumë”, shkruan familjarja e pacientit. Po ashtu të tjerë qytetarë që kanë kryer këto ndëryrje nga i njëjti ekip i Urologjisë në QSUT kanë dërguar mesazhet e tyre të vlerësimit.