Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është solidarizuar me mjekët, infermierët, farmacistët dhe gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor duke i shprehur respektin. Manastirliu me një status në FB thotë se këta punonjës punojnë orë e pa orë, i shohin prindërit, bashkëshortët e fëmijët shumë rrallë si dhe prej muajsh shërbejnë me përkushtim për të shpëtuar jetë. Me këtë rast Manastirliu nuk kursen thumbimet nga opozitës, duke shkruar se baltën, shpifjet e mohimin duhet t’i mbajnë ata që ushqejnë ëndrrat për pushtet pasi balta e tyre nuk ngjit tek njerëzit e punës e sakrificës.
STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU Kanë muaj të tërë që punojnë orë e pa orë. Kanë muaj të tërë, që i shohin prindërit, bashkëshortët, fëmijët shumë rrallë. Kanë muaj të tërë që duan t’i përqafojnë fort të dashurit, por nuk munden.
Kanë muaj të tërë që shërbejnë me përkushtim, duke shpëtuar jetë. Respektin dhe mirënjohjen tonë, i meritojnë plotësisht! Ndërsa baltën, shpifjet, mohimin, le t’i mbajnë ata që i kanë patur ngahera gjellë dite, për të ushqyer ëndrrat për pushtet. Balta e tyre, nuk ngjit tek njerëzit e punës dhe sakrificës, sado të mundohen! Respekt për mjekët! Respekt për infermierët! Respekt për shërbimet e Urgjencës! Respekt për farmacistët! Respekt për të gjithë ata që shërbejnë në sistemin tonë shëndetësor, kudo në të gjithë Shqipërinë, në këto kohë pandemie që po vë në provë mbarë botën.