Në emisionin “Open” në Top Channel po diskutohet për pandeminë e koronavirusit në Shqipërinë. Në një lidhje skype, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka folur për shifrat që Shqipëria e të infektuarve në 100 mijë banorë. Manastirliu u shpreh se na duhet ndihma e qytetarëve për të minimizuar përhapjen e virusit. Gjithashtu ministra ka deklaruar se baret dhe lokalet e orave të vona janë burim i madh i përhapjes së infeksionit.
“Pas komunikimit të komunitetit të ekspertëve kur jemi në shifrat e 177 të infektuarve për 100 mijë banorë, ku përfshihen gjithashtu edhe rastet në terapi intensive që ju përmendët, raste që nuk ia dalin në këtë betejë, komuniteti i ekspertëve ka vendosur të ndërmarrin masat kufizuese që quhen me intensitet mesatar në situatën që jemi. Situata është dinamike, por kemi nevojë për qytetarët për të minimizuar përhapjen e virusit.
Rastet vijnë nga të raportuar nga spitalet që trajtojnë të sëmurë me COVID-19, persona që janë në terapi intensive, vijnë edhe arsyet e humbjes së jetës që vijnë, ato raportohen nga spitalet, pranë strukturave tona që raportojnë statistikat. Nëse do të krahasohemi me vendet e tjera unë them që sot në Itali ka pasur 623 vdekje, në një ditë. Nëse bëjmë një raport janë shumë se ne, dy herë apo pak më shumë se ne në raport me indikatorin me numrin e popullatës. Shqipëria është në raport me mesataren të fatalitete në raport me BE, në raport shumë të ulët se mesatarja e rajonit dhe e vendeve të BE-së. Këto janë bilance që nuk bëhen në mes të luftës. Jemi në një moment delikat, ku epiqendra është Europa, ka nevojë të madhe për një sensibilizim qytetar.
Nuk duhet të harrojmë që po jetojmë në një normalitet të ri, me rregulla, një normalitet që na ka vendosur disa kufizime,t ë cilat janë mbajtja e maskës, e higjenës, distancimi sociale, po marrim edhe këto kufizime të reja. E kam dëgjuar edhe shakanë për daljen e virusit, dhe është për të qeshur. Grupi i ekspertëve vlerësojnë situatën dhe nxjerrin konkluzione për burimin e infektimit. Jo vetëm cilat janë qytetet me risk më të lartë. Baret, lokalet e orëve të vona janë një burim i përhapjes së infeksionit. Virusi është 24 orët e ditës, grupmoshat e të rinjve e ulin vigjilencën. Të rinjtë e kalojnë më lehtë virusin, por ato bëhen shkak për të infektuar prindërit gjyshërit. Ata që janë më vulnerabël në raport me shëndetin nuk e përballojnë sëmundjen. Gjithashtu edhe në bazë të rekomandimeve të OKB-së që masat duhet të nisin të masat, e intensitetit mesatar, moderuar dhe maksimal. Situata është dinamike, patjetër që edhe masat janë fleksibël. Grupet e punës janë duke raportuar situatën. Do të ketë një vlerësim periodik. Këto masat i kemi vendosur për masat 3 javore, por me vijueshmërinë e pandemisë do të kemi masa që do të ndërmarrim, por edhe situatën epidimiologjike, duam bashkëpunimin me qytetarët.”, tha Manastirliu.