Më shumë se 15 milionë raste të reja me COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në Europë që nga mbërritja e virusit në kontinent në fillim të vitit 2020, sipas raporteve të siguruara nga autoritetet shëndetësore.
Të 52 vendet e rajonit përbëjnë zonën më të prekur në botë për nga numri i rasteve, përpara Amerikës Latine dhe Karaibeve (12,1 milionë raste) dhe Azisë (11,5 milionë).
Në total, më shumë se 55 milionë raste të COVID-19 janë zbuluar në të gjithë botën, që nga fillimi i pandemisë.