26 Nëntor- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka deklaruar se testet e shpejta do të aplikohen në Shqipëri brenda muajit Dhjetor. “Jemi të vetëdijshëm që gjithmonë ka vend për përmirësim dhe atë po bëjmë çdo ditë. Duke rritur kapacitetet më përfshirjen e testeve të shpejta të antigenit që i presim brenda muajit dhjetor synojmë kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit”, tha Manastirliu. Nga Kuvendi i Shqipërisë Manastirliu tha se është rritur me 5 herë numri i testimeve krahasuar me muajin qershor.

“Çfarë kemi siguruar? 4 laboratorë publikë që kryejnë testimet dhe 134 epidemiologë në terren që gjurmojnë kontaktet. Rritëm 5 herë testimet krahasuar me muajin qershor. Kemi vendosur prioritet cilësinë dhe efikasitetin në përgjigjien e testimit duke gjurmuar, hetuar dhe po ashtu grupet më të riskuara siç janë, të sëmurët kronikë, ata në spitale, mësuesit, punonjësit shëndetësore, prioritet për testimin e shpejtë”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu nënviozi se bazuar në planin e vjeshtë- dimrit është siguruar falas vaksina ndaj gripit për grupet e riskuara për 368 mijë qytetarë dhe ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash. Çdo i moshuar, i sëmurë kronikë, grua shtatzanë, mësues, pranë mjekut të familjes vaksinimin e kryen falas.