Mjekja e njohur Silvana Çeliku, shefe e Shërbimit të Gjinekologjisë Onkologjike, ka reaguar e indinjuar duke e konsideruar bërjen e politikës me pandeminë një veprim të ulët politikë. “Të bësh politikë me jetët e njerëzve e me vdekjen e shumë të tjerëve është e ulët. Ju lutem sot Shqipëria ka nevojë vetëm për një gjë; bashkim e solidaritet”, nënvizon Celiku. Çeliku shprehet se të hedhësh baltë mbi personelin shëndetësor në një situatë të vështirë si kjo është poshtërsi.

“Çdo herë që ndjek lajme dhe kjo ndodh rrallë, një lëmsh i madh më mblidhet në grykë e zemra shton rrahjet nga indinjata e thellë. Të bësh politikë sot me jetët e njerëzve e me vdekjen e shumë të tjerëve është e ulët. Por mbi të gjitha të hedhësh baltë mbi personelin shëndetësor që po punon me vetëmohim jashtë e brenda spitaleve Covid është poshtërsi”, – thekson dr. Çeliku. Sot thekson ajo, është koha të lëmë mënjanë retorikën për politikë, pasi është koha për solidaritet për të përballuar këtë situatë që askush nga ne nuk e dëshiron. “Sot është koha të mbështesim mjekët që janë në ballë të kësaj lufte dhe po rrezikojnë dhe jetën për të shpëtuar jetë. Në këtë luftë Shqipëria nuk është vetëm. Në këtë luftë është e përfshirë bota mbarë”, – nënvizon dr. Çeliku.

Doktoresha Çeliku jep mesazhin e fortë dhe shprehet se “në emër të atyre që kanë humbur jetën e të atyre që po luftojnë për të fituar atë, një herë të vetme në jetë, le të lëmë mënjanë përkatësitë politike, le të mos mendojnë për zgjedhje e pushtet, le të mos mendojmë për mars apo prill. Jeta jonë sot është më e çmuar se kurrë. Zemra po na çahet për ditë nga lajmet e hidhura dhe kush e ka provuar e njeh mire këtë ndjesi. Ndaj ju lutemi sot Shqipëria ka nevojë vetëm për një gjë; bashkim e solidaritet”, – përfundon dr. Çeliku.

Mesahzi i plotë i Ccelikut: Miremengjes miqte e mi te FB. Çdo here qe ndjek lajme,dhe kjo ndodh rralle,nje lemsh i madh me mblidhet ne gryke e zemra shton rrahjet nga indinjata e thelle. Te besh politike sot me jetet e njerezve e me vdekjen e shume te tjereve eshte e ulet. Por mbi te gjitha te hedhesh balte mbi personelin shendetesor qe po punon me vetmohim jashte e brenda spitaleve Covid eshte poshtersi. Sot eshte koha te leme menjane retoriken per politike,sot eshte koha per solidaritet per te perballuar kete situate qe askush nga ne nuk e deshiron. Sot eshte koha te mbeshtesim mjeket qe jane ne balle te kesaj lufte dhe po rrezikojne dhe jeten per te shpetuar jete. Ne kete lufte Shqiperia nuk eshte vetem. Ne kete lufte eshte e perfshire bota mbare. Ne emer te atyre qe kane humbur jeten e te atyre qe po luftojne per te fituar ate, nje here te vetme ne jete, le te leme menjane perkatesite politike,le te mos mendonje per zgjedhje e pushtet, le te mos mendojme per mars apo prill. Jeta jone sot eshte me e cmuar se kurre. Zemra po na çahet per dite nga lajmet e hidhura dhe kush e ka provuar e njeh mire kete ndjesi. Ndaj ju lutemi sot Shqiperia ka nevoje vetem per nje gje; Bashkim e Solidaritet.