Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon të nxjerrë mbështetësit e tij, të cilët hiqen sikur të mos kenë lidhje me opozitën, për të përhapur panik te qytetarët mbi Pandeminë Covid 19. Fushatës së Bashës për përhapjen e panikut i janë bashkëngjitur edhe disa mjekë, mbështetës së Partisë Demokratike, të cilët bëjnë thirrje se sistemi shëndetësor në vend është kolapsuar prej keqmenaxhimit të situatës së covid 19. Një ndër ta është edhe mjeku, Dritan Kociaj i cili shkruan se gjendja në spitalet Covid është tepër e rënduar. Ky prononcim i mjekut Dritan Kociaj nuk është për tu habitur pasi nëpërmjet llogarisë së tij në Facebook ai bën thirrje për protesta dhe demonstron mbështetjen ndaj Partisë Demokratike. Për më tepër ndiqni postimet e mëposhtëme të Dritan Kociajt. Pra, po ti hedhim një sy llogarisë në Facebook të mjekut Kociaj shohim militantizmin e tij pro Partisë Demokratike. (Lexo.al)