Italia ka shënuar sërish një rritje shumë të lartë të rasteve të reja ditore me COVID-19. Së fundmi, qeveria italiane ka vendosur të zbatojë kontrolle më të rrepta në rajone të shumta italiane, duke filluar nga e mërkura, ndërsa vendi po përpiqet të frenojë pandeminë e COVID-19.

Përmes një lidhjeje direkte në Spotlight nga Alban Dudushi, mjeku Taned Demaj, në Novara, Itali shprehet se kjo e fundit po përgatitet për një mbyllje totale.

“Po përgatiten që ta mbyllin gati gjithë Italinë, sepse numrat po shkojnë gjithmonë e më sipër. Nuk është se Lockdoën-I jep ndalimin e virusit, por është për ti dhënë një farë kpohe shtetit që të organizohet dhe sidomos mjekëve, pasi janë shumë të lodhur dhe nuk mund të improvizosh. Po vijmë nga një periudhë e lodhur.”