BERLIN, 12 nëntor /ATSH-ANSA/- Situata brenda Gjermanisë mbetet shumë serioze, deklaroi presidenti i ”Robert Koch Institut”, Lothar Wieler, në Berlin, në një konferencë shtypi.

“Të dhënat nga infeksionet e reja mbeten shumë të larta dhe numri i pacientëve në kujdesin intensiv dhe të vdekurve do të rriten”, shtoi ai.

Wieler gjithashtu shpjegoi se “sistemi shëndetësor do të prekë kufijtë e tij” dhe se ”epidemia mund të përhapet në mënyrë të pakontrolluar në disa rajone të vendit”.

“Numri i infeksioneve të reja në 24 orë është 21 866, sidoqoftë, rritja e infeksioneve vazhdon me më pak fuqi”, shtoi ai.