Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, foli pas ndeshjes së fituar kundër Manchester City-t me rezultatin 2-0. Ai është krenar për lojtarët e tij dhe tifozët e Spursave. “Skuadër e madhe, lojtarë që ndihmojnë njëri-tjetrin, besoj se bëmë të gjithë tifozët e Tottenhamit krenar. Lojtarët shkuan në limitet e tyre, sakrfikuan të gjithë për planin e skuadrës. Përballuan mjaft mirë një presion të ri që nëse fitonin shkonin në krye të klasifikimit. Meritojnë shumë duatrokitje dhe respekt nga ana ime. Të gjithë lojtarët që luajtën bënë mirë dhe ata që u futën si zëvendësues.
Kam një grup të fortë dhe të bashkuar. Shanset? Në ndeshje të tilla nuk ka shumë shanse. Nuk ka 5-6 shanse të shënosh 2, duhet të kesh dy shanse dhe t’i shënosh të gjitha. Ata janë shumë të mirë me Top dhe ne nuk duhet të luanim si ata. Janë më të mirë se ne në lojën me top, prandaj ne duhet të luajmë ndryshe. Do të flej shumë rehat, do të flej si një ëngjëll pas ndeshjes së sotme”, – tha ai.