Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, shpreh trishtim për ndarjen nga jeta të dy mjekëve Bledi Nini dhe Ibrahim Kaziu nga koronavirusi. Brataj thekson se të dy këta mjekë ishin profesionistë të vijës së parë, që shpesh herë harrojnë edhe jetën e tyre në shërbim të pacientëve, të njerëzve në nevojë.
Mesazhi i Bratajt: Covid-19 nuk kursen as bluzat e bardha. Trishtimi i humbjes të jetës së dy kolegëve, Dr.Bledi Nini dhe Dr. Ibrahim Kaziu, ditën e sotme është i papërshkruar. Profesionistë të vijës së parë, që shpesh herë harrojnë edhe jetën e tyre në shërbim të pacientëve, të njerëzve në nevojë. Ne jemi të trishtuar port ë detyruar ta vazhdojmë këtë betejë, ne jemi të nderuar që ishit pjesë e ekipeve mjeksore. Ju qoftë dheu I lehtë, dëshmorë të një lufte të zgjatur, por që një ditë do të përfundoj falë edhe kontributit tuaj, por me çmim kaq të shtrenjtë. Ngushëllime familjeve dhe të afërmëve të tyre.