epa08792317 Nanaia Mahuta, who has been appointed as New Zealand's foreign minister, speaks during the announcement of the new New Zealand government cabinet in Wellington, New Zealand, 02 November 2020. EPA/BEN MCKAY AUSTRALIA AND NEW ZEALAND OUT

Partia Laburiste në Zelandën e Re, nën udhëheqjen e kryeministres Jacinda Ardern, e cila fitoi zgjedhjet më 17 tetor, për ministre të Jashtme e emëroi një politikane, pjesëtare e indigjenëve të popullit Maori. Sipas mediave lokale, Nanaia Mahuta e cila në qeverinë e mëparshme të koalicionit ishte ministrja e Shtetit për Autoritetet Lokale dhe Zhvillimin e Popullit Maori, u bë kryediplomatja e parë e vendit nga ky popull.

Ardern dhe Partia e saj Laburiste në zgjedhje fitoi 49% të votave, duke siguruar 64 vende në Parlamentin prej 120 vendesh, ndërsa prej vitit 1996 për herë të parë në vend është hapur rruga për qeverisjen e një partie të vetme në pushtet. Mahuta, kur u zgjodh në vitin 1996 në Parlament ishte gruaja e parë deputete nga populli indigjen. Ajo përfaqëson rajonin Te Tai Hauauru ku jeton populli Maori.

Në mjekrën e saj, paraardhësit e së cilës janë udhëheqësit e popullit Maori, gjendet një tatuazh tradicional Maori e quajtur “Moko kauae”. Afërsisht gjysma e Parlamentit të ri të Zelandës së Re përbëhet nga deputete gra.