Gardiani i Kombëtares, Etrit Berisha, foli pas triumfit 3-1 ndaj Kazakistanit, ku më së shumti u ndal te goli i pësuar nga mesi i fushës.
Në prononcimin për “Supersport”, gardiani kuqezi u shpreh:
“Si sot nuk e kisha pësuar asnjëherë. Mund ta menaxhonim më mirë lojën. Pas atij golit ndryshoi pak iniciativa. Gjëra që ndodhin, do ishte e vështirë për çdo portier.
Goditja ishte shumë e mirë, mori një trajektore tjetër. Ishte e pamundur të kthehesha në anën e djathtë. Goditja ishte shumë e fortë, për një distancë aq të largët.
Pas atij goli ndeshja u rihap. Nuk krijuan asnjë rast pas atij goli. U munduam të menaxhonim lojën dhe të prisnim për sulmet apo gabimet e tjera.