Kryeministri Edi Rama bashkë me ministren e Shëndetësisë Oigerta Manastirliu dhe ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj po mbajnë një deklaratë për shtyp ditën e sotme në lidhje me situatën e vështirë që po përballet vendi ynë ditët e fundit. Ai ka mohuar ak uzat e kreut të PD-së Lulzim Basha se spitalet janë të tejmbushura dhe se pacientët i përzgjedhin duke i çuar në shtëpia ata që janë në gjendje më të mirë. Rama tha se 30% e kapacitetit të spitaleve është i lirë dhe se COVID4 është bosh, pa pacientë. Ai u është drejtuar gazetarëve të pranishëm që të shkojnë ta shikojnë e të japin informacionin e duhur për publikun.
“Problemi me informacionin është një problem shumë i madh që lidhet me marrjen e këshillave të duhura, është shumë e rëndësishme që ju takon juve të sillni fakte e shifra nga vende të tjera se këtu është hata e madhe sikur vetëm këtu hidhen njerëz nga dritarja. Edhe kur ua tregon spitalin nga brenda i quajnë propagandë, film. E keqja ka më shumë impakt në mendjen e njeriut sepse ajo është e rrez ikshme. 30% janë kapacitete të lira, jeni të ftuar që nesër të shkoni ta vizitoni COVID4 se aty nuk ka akoma pacientë, s’ka, për ju, për stafin, e thojini njerëzve që ja ku janë sallat e struktura. Larg qoftë mund të ishin, por nuk janë. Shikoni Belgjkën nga brenda spitaleve, i keni pacientët të shtrirë në korridore. Shikoni Holandën e dashur që është mes kampionëve të botës, shikoni se si Gjermania i ka hapur vend se nuk kanë vende në spitale. A e kuptoni se çfarë po i bëni këtij mileti duke krijuar çmenduria, si ajo që thoshte kolegu juaj, që dëgjohet zhurma e pajisjeve të vjetra në spital. Kemi një armatë të tërë në 24 orë. Përveç tyre është një rezervë mjekësh. Lëreni presidentin, se ai ka mësuar si të ndajë dëshmorët në mjeshtër pune, sporti e në ustallarë votash”, u shpreh Rama.