Kryeministri Edi Rama i kërkon sërish kreut të PD-së, Lulzim Basha të flasë e të tregojë për faktin që ka qenë bashkë me mjekun peruan në bërjen e dosjes për Shtëpinë e Verdhë. Rama ka vijuar më tej teksa e ka pyetur Bashën nëse ky i fundit ka përdorur maskë qysh atëherë, kur merrte në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick.
Postimi i plotë: Pse Beogradi nuk e donte raportin e Dick Marty prandaj e miratuat ju Lulëzim! Dhe meqë ra fjala a është e vërtetë që ke përdorur maskë qysh atëherë, kur merrje në pyetje shqiptarët për llogari të zotit Dick apo edhe kjo është sajesë e Beogradit? Fol Lulēzim, thuaje të vërtetën!(Lexo.al)