Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka zbuluar në Kuvend se sot Rama përmbyll një nga marrëveshjet më të mëdha të Rindërtimit.

Është bërë me dije se Rama sot nuk do të jetë në Kuvend, pasi ka udhëtuar drejt Dubait, në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Ballës duket se në këtë 1-vjetor të tërmetit të 26 nëntorit të 2019 Rama do të bëjë një marrëveshje përmbyllëse, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PS është nga më të mëdhatë që është bërë gjatë procesit. Kujtojmë se Emiratet e Bashkuara Arabe në Konferencën e Donatorëve në shkurt dhuruan për Shqipërinë 70 milionë euro për Rindërtimin.

”Të nderuar kolegë deputetë, 26 nëntori i 2019 ishte dhe do mbetet në kujtesë si momenti më i vështirë për gjeneratën tonë. Shumë familjeve shqiptare iu desh të përballen me pasojat e një tërmeti apokaliptik. 3 muaj pas tërmetit nisëm të merreshim me humbjet në luftën me virusin e rrezikshëm.

26 nëntori 2019 la pas 51 viktima, mbi 1 mijë të plagosur, thuajse 14 mijë familje që humbën gjithçka, kishin.

I pari që mbërriti në Durrës ishte Edi Rama. Pas pak çasteve filloi misioni i kërkim shpëtimit në rrënoja. Mirënjohje për solidaritetin te fqinjëve e miqve në ato momente, qoftë në orët e para të tërmetit, qoftë me mbështetjen e paimagjinueshme të bërë shembull në konferencën e donatorëve.

Më shumë se 100 organizma financiarë vendosën në dispozicion fonde. Tani që kemi mundësinë të hedhim sytë pas, e të shohim, duket e pamundur si iu dha strehë, ushqim, dhe perspektivë në kohë rekord mijëra familjeve.

Duket e paimagjinueshme si u sistemuan në hotele, me kujdes të posaçëm shëndetësor dhe shërbim arsimor. Të tjerët në shtëpi me qira, si shtabi i emergjencës i dha çadra.

I thamë çdo familje e çdo shqiptari i shqiptareje, ti s’do të jesh kurrë vetëm. E përballuam me përgjegjësi. Kurrë më parë Shqipëria nuk ishte përballur me këtë vështirësi. Do i mbajmë mend gjatë, si rrallë herë kur shqiptarët u bënë bashkë. Ishte moment i veçantë, por ndonjë në krahun tjetër politik nuk e zgjati solidaritetin.

Kulmuoi me një shpërthim si ai i ditëve të fundit, fill pas suksesit të konferencës së donatorëve, ndërkohë që po vijnë.

Politikanë të pashpresë, ushtarë të dëshpëruar, njerëz të trembur në palcë nga efektet që sapo kanë filluar të reformës në drejtësi. Të gatshëm të përdorin një fatkeqësi apo pandemi për ankth, panik e rrëmujë.

Gjatë një viti në Shqipëri është zhvilluar dhe po zhvillohet edhe një betejë me panikun që duan të përhapin kasandrat e opozitës. Basha, i vetmi shqiptar që u zgjua me dy vila pas tërmetit, flet me lotë krokodili në kur shkon çadra. Kurse me pandeminë kasandrat kanë shkuar në makabritet. Qoftë duke folur për numrat në morgje, qoftë me konferencat ga divanet në FB.

Kundërshtojnë thirrjen për të mos qëndruar në shtëpi, për të vendosur maskën etj. Vetëasgjesimi i çdo norme morale nga opozita, degradoi në akuzat për fshehjen e vdekjeve dhe pasojave të pandemisë,q oftë në maj.

Basha s’ka pasur as pikë turpi, as nder, as respekt. Qoftë për tërmetin apo pandeminë. Të bësh politikë me vdekjen, e të sulmosh mjekët është një turp që nuk harrohet për sojin e tij.

Uroj Kuvendin që ka miratuar ë buxhet mbi 200 milionë dollarë për Rindërtimin në 2021. Jemi në prag të përfundimit të disa prej tyre. Nga sot deri në 31 nëntor, nga FMN përmbyllen 16 shkolla, ndërkohë që janë përmbyllur 12. Jo vetëm projektet e filluara në fshat të mbyllen brenda afatit, por dhe gjithë kantieret përbmyllin punën.

Rama po përmbyll një nga marrëveshjet më të mëdha të Rindërtimit, që në kushte e kohë të vështira duhen njerëz të fortë, që dinë të drejtojnë. Shqipëria e ka ekipin, me në krye Ramën. Do i qëndrojmë angazhimit tonë, faleminderit.”- tha Balla.