Kryeministri Edi Rama nga qendra turistike e Vermoshit ka deklaruar se kjo do të jetë dekada e turizmit malor, e cila ka hyrë në një rrugë të re që do të ngjitet në një nivel tjetër. Rama tha se tani do të synojmë turizmin malor.
“Turizmi bregdetar ka problematikat e veta por ësht në zhvillim të vazhdueshëm se njihet botërisht si një destinacion tashmë. Shqipëria malore ka filluar të njihet sa më shumë nga shqiptarët vetë, ëndasit që jetojnë në zona të tjera. Dekada që po nisim i përket turizmit malor Strukturat e mikpritjes të organizohen dhe të mos jenë raste sporadike. Turizmi që ne duhet të synojmë është turizmi i shtrenjtë. Kjo do të jetë dekada e turizmit malor, që ka hyrë në një rrugë të re ku do të ngjitet në një nivel krejt tjetër.
Duhet ta ngremë. Ato 4 shtëpitë që jemi sot këtu për ta admiruar. Këtu shof që po zhvillohen dhe struktura të tjera. Angazhimi jonë i drejpërdrejt ka ndikuar. Kur kemi bërë tamarën ajo ka qenë një pikë, e cila është si ati pika që energjizjnë të gjithë trupin. njerëzit kanë gjallëruar të gjithë zonën aty. Kjo dekadë nuk diskutohet që do ta kthejë malësinë e madhe tropojën.. në një hapësirë të një zhvillimi turistik që është ip anjohur sot nga intensiteti dhe zhvillimi i të ardhura. Faleminderit fondit shqiptar të zhvillimit që kanë bërë një mrekulli”, tha Rama.