Shumë pak orë na ndajnë nga muaji nëntor, prandaj bëhuni gati të lexoni horoskopin. Nëntori pritet të jetë përgjithësisht pozitiv, mirpo një gjë e tillë nuk mund të thuhet për të gjitha shenjat.

Sipas astrologëve, tre shenja do të përballen me vështirësi gjatë këtij muaji duke u sfiduar.

1. Virgjëresha. -Ju mendoni të bëni ndryshime, por nuk ndiheni të sigurtë për këtë. Pavarësisht nëse është në jetën personale apo profesionale, Nëntori është muaji që do t’ju sfidojë më shumë. Ju keni shumë pritshmëri dhe kërkoni me nxitim të korrni atë që keni mbjellur, por duhet të bëheni të duruar.

2. Peshorja. -Në jetë asgjë nuk vjen lehtë. Bilanci, harmonia dhe mjedisi i këndshëm që kërkoni duhet të fitohen, dhe nëse diçka në jetën tuaj nuk ka siguri duhet ta braktisni. Pse të mbash diçka që nuk është e denjë për kohën dhe energjinë tënde? Duhet të përqëndroheni te gjërat që ju japin siguri, qëndroni me këmbë në tokë.

3. Ujori. -Ju nuk mbani veten në kontroll. Shpesh ju i mohoni të metat tuaja, por ka ardhur koha që t’i pranoni. Mundohuni të shmangni borxhet për këtë muaj, mos bëni shpenzime të tepërta. Gjithashtu jini realist me veten dhe të tjerët.