Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku një person i cili ka kaluar covid-19, rrëfen të gjithë përballjen e tij me virusin vdekjeprurës. “Po jetoj një jetë të dytë”, shprehet ai në video, teksa nuk ka lënë pa falenderuar edhe heronjtë e këtyre ditëve, mjekët.

“Jam shtruar te Sanatoriumi në orën 1 të natës në spital dhe pavarësisht orës së vonë kishte një gatishmëri për t’u admiruar si në urgjencë edhe në pavion, më kanë shtruar më kanë bërë analizat e rastit dhe më është hapur kartela, shërbimi ishte i shkëlqyer, personeli i mjekëve dhe infermierë, njerëzor, shumë të afërt në dispozicion të të gjithë pacientëve, ishte diçka e mrekullueshme, për t’u pasur zili. Ata qe e kanë kaluar këtë eksperiencë të vështirë, vetëm ata a e dinë se çfarë është COVID, njerëzit duhet të binden te ajo qe thonë specialistë, duhet të kuptojnë që marrja e masave është e domosdoshme, kur e kujtoj periudhën time në spital nuk mund të lë pa falenderuar spitalin, dhe një mirënjohjeje për Silvana Bala dhe Perlat Kapisyzi falë të cilëve unë e kam një jetë të dytë”, tha ai.