Rama publikon videon: Në Laç, ku zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me pamjet e punimeve të kantierit e ri në Laç. Laçi është një ndër vendet më të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit që lamë pas.

“Mirëmëngjesi dhe me kantierin e rilindjes në laç, ku zemra e qytetit po rizgjohet nga rrënojat e tërmetit, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.