Rusia regjistroi sot një rekord tjetër viktimash si pasojë e COVID-19 me 442 të vde kur, ndërkohë që epidemia po përkeqësohet në disa rajone ku spitalet janë drejt ezaurimit të kapaciteteve. Autoritetet ruse kanë përjashtuar deri tani një kufizim të plotë duke theksuar se masat kufizuese si ato të vendosura në pranverë do të ishin shumë të dëmshme për ekonominë. Sot, autoritetet njoftuan se kishin regjistruar 442 vik tima gjatë 24 orëve të fundit, tre herë më shumë se rekordi i 12 nëntorit.
Në toral 33 931 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi që prej fillimit të pandemisë. Të dhënat demografike për periudhën mars-shtator 2020 dëshmojnë një vde kshmëri prej 117 107 të vd ekur në raport me të njëjtën periudhë të vitit 2019.
Sot, numri i infektimeve të reja ishte 22 410 duke e çuar totalin në 1 948 603 të sëmurë me COVID-19 duke e renditur kështu Rusinë në vendin e pestë botëror.
Ministri i Shëndetësisë, Mikhaïl Mourachko konfirmoi se 84% e shtetërve të spitaleve dedikur koronavirusit ishin të zëna. Nëse kryeqyteti rus mbetet epiqendra e koronavirusit në vend me 5 000-7 000 raste të reja çdo ditë, situata është gjithnjë e më shqetësuese në provinca, me një sistem shëndetësor shpesh të rrënuar dhe spitalet e pajisura keq, ku tashmë janë përqendruar tre e katërta e pacientëve të rinj.