Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në senacën e sotme plenare të parlamentit u shpreh se procesi i rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit është në fazë të avancuar. Ai thekson se Italia, një nga 7 fuqitë botërore ekonomike nuk ka ndërtuar shtëpi falas për popullin, por ka mundësuar marrje kredish, kurse vendi ynë po e bën.
“Mjekëve iu rritën pagat për shkak se trupa mjekësore arriti të tregonte se meriton respekt, të kapi rajonin me shumë në gradualitet që po përballon pandeminë me sakrificë të madhe. Më thoni një vend që iu rritën pagat mjekëve në kohë pandemie. Sot jemi në një fazë të avancuar të rindërtimit, 36621 familje që po përfitojnë nga rindërtimi. 620 milionë nga burimet e brendshme në favor të familjeve shqiptare. Rindërtimi është program unik, më gjeni një program të tillë ekstremisht social që tu jepet shtëpia. Italia një ndër 7 fuqitë e mëdha ekonomike nuk jep shtëpi falas jep kredi të butë, do të ndodhte gjëma nëse do të ishte këtu. Nuk lëmë askënd vetëm dhe askënd mbrapa. Ky buxhet është përgjigje e një qeverie dhe një mazhorance, nuk lëmë askënd mbrapa dhe askënd vetëm”, tha Ahmetaj.