Një kontroll i beftë është zhvilluar prej disa orësh në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë.
Përfaqësues të lartë të AZHT dhe IKMT, me mbështetjen e IMT të Bashkisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë, prej mëngjesif të sotëm kanë zhvilluar kontrolle në Sarandë e Ksamil. Mësohet se kontrolleve i janë nënshtruar një sërë kantieresh ndërtimi të pajisura me leje, një pjesë e mirë e të cilave janë gjetur me shkelje apo mungesë dokumentacioni.
Atyre u është lënë “Akt-Verifikimi mbi Sigurinë e Kantierit” dokument i lëshuar nga AZHT dhe IKMT me afat 10 ditor për plotësimin e të gjitha pikave të gjetura me shkelje, pasi në të kundërt do të gjobiten. Kontroll është kryer edhe në disa pika të nxehta të dyshuara për ndërtime të paligjshme, kryesisht në zonën e Ksamilit.










