Ka persona që pëlqejnë të qendrojnë në vetmi. Sipas zodiakut, këto shenja preferojnë të mbledhin mendimet dhe të punojnë më mirë mbi veten dhe qëllimet e tyre. Më poshtë po ju njohim me shenjat të cilat nuk kanë frikë të jeni në vetmi të plotë.
Dashi. Nuk ka frikë nga vetmia. Nëse ka një partner, aq më mirë, ka shumë për të ndarë dhe për të kaluar. Nëse nuk ka njeri pranë vetes, mund të përshtatet në mënyrë të përkryer me situatën. Nga kjo pikëpamje të lindurit në shenjën e Dashit janë luftëtarë, që nuk kanë frikë nga asgjë dhe askush, aq më pak nga sfidat që jeta i vë përpara. Nëse, për shembull, një partner e lë, shenja vuan shumë, por nuk kërkon tjetër. Dashi vazhdon, nganjëherë, i mbështetur vetëm tek krenaria.
Bricjapi. Të përkushtuar ndaj punës, profesionit, arritjes së qëllimeve të karrierës së tij, ata nuk kërkojnë partnerë ose miq. Nuk kanë frikë të qëndrojë vetëm, përkundrazi. Duke pasur parasysh ngurtësinë tradicionale dhe proverbiale të shenjës, kanë probleme në marrëdhëniet me të tjerët. Ai bëhen shumë të ngrirë dhe tejet protektivë në shoqërinë e një partneri, nuk dinë të menaxhojnë mirë emocionet. Prandaj vetmia është dimensioni natyror i Bricjapit. Përpos kësaj, në një rreth vicioz, sa më shumë që mbetet vetëm, aq më i mbyllur bëhet karakteri i tyre.
Virgjëresha. Eshtë një shenjë që nuk e përbuz shoqërinë e miqve, por nëse është vetëm nuk e ka problem. Në të vërtetë, e shfrytëzon atë për t’u përqëndruar në punën e vet. Udhëtojnë vetëm, nëse është e nevojshme, argëtohen vetëm, nëse është e nevojshme. Nuk mund t’i menaxhojë marrëdhëniet romantike në mënyrën më të mirë të mundshme, emocionet gjithmonë e ngatërrojnë. Gjithashtu kanë shumë ankth. Prandaj, ndonjëherë preferojnë të jetë vetëm. Në mënyrë që të mos rrezikojnë të lëndohen dhe të vuajnë.
Shigjetari. Shenja e do dashurinë në të gjitha shfaqjet e saj. Eshtë një shenjë me ideale të larta dhe nuk ka frikë të përballet as me beteja të rëndësishme për t’i mbrojtur. Por gjithashtu ka nevojë për dikë pranë vetes, që nuk ka frikë të guxojë. Ai nuk i pëlqen njerëzit pa guxim dhe nëse dikush nuk mund të vazhdojë me ta, atëherë preferojnë të jenë vetëm. Dinë të bëjnë shoqëri edhe vetëm. Udhëtimet e tyre pothuajse gjithmonë përballen në një mënyrë të vetmuar, prandaj, për Shigjetarin, vetmia nuk është asgjë e re.
Demi. Shenja pëlqen shoqërinë, kënaqet kur është me miqtë dhe kënaqet me seksin. Përveç kësaj, në marrëdhëniet e çiftit vlerëson shumë frymën e bashkëpunimit. Sidoqoftë, nëse duhet të jetë vetëm, nuk ka frikë. Dhe kjo është arsyeja pse, është përfshirë në këtë listë. Madje mund të flejë vetëm nën yjet në natyrë. Janë të fortë dhe të aftë psikologjikisht për të përballuar situatën, megjithëse ndonjëherë duken të brishtë. Janë mjaft fleksibël dhe me këmbë në tokë për t’u përshtatur.