Mediat iraniane raportojnë se akademikja britaniko-australiane që vuante një dënim 10-vjeçar në Iran për spiunazh, është liruar në këmbim të tre iranianëve të burgosur.

Kylie Moore-Gilbert, një lektore në Universitetin e Melburnit, ishte arrestuar në Iran që në shtator të vitit 2018. Ajo u gjykua në fshehtësi dhe mohoi me forcë të gjitha akuzat kundër saj. Sipas mediave shtetërore iraniane, ajo është “shkëmbyer” me një biznesmen iranian dhe dy shtetas të tjerë, të të cilët ishin ndaluar jashtë vendit.