Të gjithë u përlotën nga emocionet, në takimin e dytë mes Elvisit dhe Teas në emisionin Përputhen në Top Channel. Djali kishte organizuar gjithçka! Një mbrëmje romantike në një ambient të mrekullueshëm, të shoqëruar nga shumë fishekzjarrë dhe shampanjë. Finalja u arrit me një vallëzim romantik të realizuar nga dyshja. Shija e mirë e atij takimi vijoi edhe në studio, ku me insistimin e Fatjonit, Elvisi dhe Tea rinisën sërish të vallëzonin. Elvisi u paraqit tepër i emocionuar, madje ndër sy, iu diktuan disa lot.

Por, puntatën e stome, ku u transmetua takimi i tretë mes tij dhe Teas, e cila nuk shkoi ashtu siç të gjithë prisnim, Elvisi dëshmoi të kundërtën. Ai tha se ndihet i emocionuar, por lotët nuk ishin si rezultat i këtij komponenti, por për shkak të fishekzjarrëve dhe tymit të krijuar në studio. Kjo deklaratë shkaktoi shumë reagime në studio.Nuk kanë qenë emocional lotët, por nga fishekzjarrët, por nuk e mohoj që nuk kam qenë i emocionuar, tha Elvisi.