Shqipëria do të zhvillojë ditën e mërkurë në Air Albania Stadium ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve, atë ndaj Bjellorusisë. Ky takim do të të jetë si një finale për të dyja skuadrat që pretendojnë venidn e pare në këtë grup, i cili do të na jepte mutësinë që të kalojmë një Ligë më sipër dhe sigurisht disa para më tepër. Në prag të këtij takimi Edi Reja tregon më tepër rreth përgatitjeve.
“Është një ndeshje finale. Duhet të jemi të qetë, të kemi siguri. Duhet të kemi besimin e njerëzve dhe stafit teknik. Presioni është pjesë e futbollit. Jam i bindur që do të zhvillojmë një ndeshje të mire dhe të mos bëjmë gabime të nisemi me nxitim. Duhet të kemi ekuilibër, ndeshjet zgjasin 90 minuta. E rëndësishme është që të mos humbasim ekuilibrin. Bjellrusia është një skuadër që mblidhet mirë mbrapa dhe ka kundërsulm të shpejtë. Duhet ta menaxhojmë ndeshjen sipas situatave të krijuara. Nëse ruajmë ekuilibrin do të bëjmë gjëra të mira”.
Kjo ndeshje do të jetë një finale edhe për vetë kontratën e trajneri Italian e cila është në një udhëkryq, padyshim që rezultatet e vendosin këtë gjë dhe arritja e objektivit tone sport që është vendi i pare. “Unë mbaroj këtë edicion dhe sigurisht do të filloj një edicion tjetër. Kemi një kontratë të përcaktuar. I kam gjërat e qarta. Unë jam këtu për të dhëna maksimumin. Më pas do të jetë FSHF ajo që do të nxjerrë konkluzionet. Një ndeshje nuk mund të jetë vendimtare, për të dalë në konkluzion të gjithë sezonit”. Ndeshja mes Shqipërisë dhe Bjellorusisë do të lihet në stadiumin Air Albania në orën 16:00. Top Chanel/