Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla ka vijuar me akuzat ndaj liderit demokrat Lulzim Basha për përfshirjen në hetimin e lu ftës së UÇK. Balla i publikon videon Bashës dhe thotë se: “Në këtë dokument del qartë se Lulezim Basha ka hetuar të ashtu-quajturat “bur gje” të UÇK”.
“Çdo ditë e më shumë shtohen faktet që rëndojnë mbi Lulezim Basha, i cili i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luftës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “bu rgjet e UÇK” në Shqipëri”, shkruan Balla teksa publikon pamjet.
Postimi i Ballës:
Çdo ditë e më shumë shtohen faktet që rëndojnë mbi Lulezim Basha, i cili i detyrohet një përgjigje shqiptarëve në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, ku duhet të sqarojë rolin e tij tepër të dyshimtë e tinzar në lidhje me hetimin e luft ës së UÇK si dhe në lidhje me të ashtuquajturat “burg jet e UÇK” në Shqipëri.
Jam i bindur që këtë detyrim nuk do ta bëjë, duke vazhduar të gënjejë, por të paktën të tu kthejë përgjigje demokratëve, të cilët duhet të dinë rolin e Kryetarit të tyre de jure në këtë maskaradë anti-kombëtare, ku viktimat e gjenocidit serb po trajtohen si kriminelë, e ku lufta çlirimtare po akuzohet për krime lufte. Në këtë dokument del qartë se Lulezim Basha ka hetuar të ashtu-quajturat “bur gje” të UÇK.