Kombëtarja shqiptare ia ka rritur vetëm njëherë të kualifikohet në Europian, por duket se shenjët që ka lënë atje janë të paptjetërsueshme. Kjo falë edhe tifozëve të mahnitshëm.
Ky detaj vihet re në faqen që UEFA i ka dedikuar në ‘facebook’ Europianit 2020, të shtyrë për shkak të COVID-it në 2021, ‘Euro 2020’. Kjo e fundit ka shpërndarë një foto ku duket një tifoz shqiptar që fytyrën e ka të mbuluar me flamurin kuqezi. Aty shtrohet edhe pyetja ‘se kë kombëtare mbështet ky tifoz?’