Në orën 22:00 hyn sot në fuqi urdhri për kufizimin e lëvizjes deri në orën 06:00 të mëngjesit. Duke nisur nga sot baret dhe restorantet nuk do lejohet të ushtrojnë aktivitetin pas orës 22:00. Kështu, do të mbyllen për klientët nga ora 22.00 deri në orën 06.00 të mëngjesit baret, restorantet, lokalet dhe fast food-et, dhe pas këtij orari do të lejohet vetëm shërbimi delivery.
Gjithashtu, edhe për lëvizjen e qytetarëve funksionon i njëjti rregull: nuk lejohet lëvizja pas orës 22.00, deri në orën 06.00 të mëngjesit. Përjashtim nga rreguli bëhet për personat që duhet të lëvizin për emergjenca shëndetësore, motive pune apo dhe nevoja të domosdoshme. Këta persona, duhet të pajisen me autorizim për lëvizje në e-Albania. Punonjësit e shëndetësisë, punonjësit e strukturave të shërbimeve kritike, përjashtohen nga rregulli i aplikimit në portalin e-Albania, duke pasur dokumentacionin që vërteton punësimin pranë këtyre institucioneve të mësipërme.