Alvaro Morata ishte autori i vetëm i golit të shënuar mbrëmë në transfertë kundër Benevetos që përfundoi në barazim 1-1.
Sulmuesi i Juventusit ia ka dedikuar golin e djeshëm sulmuesit shqiptar Giacomo Vrioni, i cili disa ditë më parë kishte pësuar një dëmtim të rëndë në stërvitje me bardhezinjtë.
Pas dëmtimit të pësuar, sulmuesi i Shqipërisë do t’i nënshtrohet një operacioni dhe pritet të mungojë për disa muaj.
Një nga miqtë më të mirë të Vrionit është Alvaro Morata i cili vendosi që golin ndaj Beneventos t’ia dedikojë lojtarit shqiptar.
Pasi shënoi ndaj Beneventos, spanjolli shkoi te kamera duke thënë ‘Forca mik’, në përkrahje të shqiptarit.
Një gjest jashtëzakonisht i bukur nga Morata, i cili është falënderuar publikisht nga Vrioni. Sulmuesi shqiptar i emocionuar e ka falënderuar spanjollin. “Alvaro Morata, faleminderit shumë. Të dua”, ka shkruar Vrioni në Insta Story.