Kryeministri Rama ka nxjerrë pamje nga takimi me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pas nënshkrimit të marrëveshjes për rindërtimin e 2000 apartamenteve në Durrës dhe Spitallë,
‘Abu Dabi – Me ministrin e jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheik Abdullah Bin Zayed Al Nahyan, pas firmosjes së dy marrëveshjeve, njëra për fillimin e Rindërtimit të 2000 apartamenteve në Durrës dhe tjetra, për bashkëpunimin ekonomik ndërqeveritar me fokus investimet direkte, shkruan Rama në Facebook.