Nga Ilir Beqaj/

Xhubleta është dëshmi e një shkalle të lartë të zhvillimit në zonat ku ajo është përdorur. Shkallë e lartë e diturisë. Forma e saj e përkryer aksionometrike të ngjall të njëjtat pikëpyetje që I bën vehtes edhe për mrekullitë arikitektonike të anitikitetit. Shkallë e lartë e kulturës dhe e shijes për të bukurën. Sepse ajo është pjesë e një kostumografie të plotë bashkë me stolitë prej sermi.

Shkalle e lartë e zhvillimit ekonomik. Qoftë sasia e leshit të përdorur, qoftë sasia e sermit që stolis veshjen tregojnë për një nivel të lartë të gjendjes ekonomike të çdo familje që ia mundësonte vajzës apo vajzave të veta. Shkallë e zhvillmit fizik të vajzave. E gjithë veshja e vajzave apo grave ka një peshë të paktën 15 kg. Ato vajza e gra që e kanë mbajtur apo e mbjanë edhe sot tregojnë edhe forcën e tyre fizike.

Shkallë e lartë e vetëdijes patriotike. Sepse i ka rezistuar edhe 500 viteve të pushtimit osman. Me urimin që kërkesa e Shqipërisë për përfshirjen e “xhubletës” në trashëgiminë kulturore pamateriale botërore të njohur dhe mbrojtur nga UNESCO të pranohet, Gëzuar Ditën e Flamurit motra e vëllezër shqiptarë në mbarë botën!