Grumbullimet me më shumë se 10 persona janë të ndaluar me ligj për frenimin e COVID-19 dhe këtu nuk bëjnë përjashtim ceremonitë dhe ritet fetare të cilat janë bërë edhe më të pazakonta për shkak të pandemisë. Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha se nuk është e nevojshme që të ndryshohet traditat qindra vjeçare në ceremonive mortor, por të shmangen grumbullimet e panevojshme në takimit të familjarëve që sipas Gurrës nuk cenojnë as konceptin fetar dhe as atë shoqëror. Në një intervistë për Report Tv, ish-Myftiu Gurra tha se klerikët duhet të ndërgjegjësojnë besimtarët që disa grumbullime janë të panevojshme dhe se shmangia e takimeve pas varrosjes së të ndjerit shmang infektimin dhe se nuk cenon respektin ndaj tij apo familjarëve.
“Ne duhet të jemi një krah i fuqishëm i heronjve të parë të frontit të mjekëve dhe pjesa klerikale të jetë po kaq aktive të bashkëpunojmë pasi virusi vështirësinë më të madhe e ka marrë goditja psikologjia. Xhamitë dezinfektohen rregullisht dhe ka një ndërgjegjësim të madh të moshës së tretë për të mbajtur maska. Shpreh ngushëllimin për të gjithë ato familje që humbën personat e dashur, unë personalisht nuk jam dakord me një tjetërsim të të gjithë dokeve të përcjelljes në ceremonitë mortore. Ka teprime të takimi dhe të grumbullimit të panevojshëm. Në momentin që përcillet i ndjeri grumbullohen pa nevojshëm për të takuar familjarët, kjo është e panevojshme. Kjo nuk ka qenë. Tradita ka qene se kur ishe i afërt mund të shoqëroje familjarët e të ndjerit në shtëpinë e tyre apo drekë, por jo një ritakim të tyre. Kjo është e shmangshme pasi nuk ka asnjë vlerë as nga pikëpamja fetare apo qytetare dhe shmanget edhe infeksioni duke larguar këtë takim të panevojshme. Ceremonia mortore është në një ambient të hapur dhe sipërfaqja e mundëson atë që të rijnë në distancë. Shmangia e ritakimit nuk prek as anën e përcjelljes së të ndjerit, por shmang grumbullimin e panevojshëm. Klerikët duhet ta bëjnë këtë sqarim që nuk preket as koncepti fetar dhe as ai qytetar”, tha Gurra.