Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), nëpërmjet grupeve të inspektimit, ka vijuar punën në terren për garantimin e sigurisë së produkteve për konsumatorët dhe monitorime si pjesë e Taskforcës antiCovid. Sipas ISHMT-së, përgjatë datave 02 – 06 nëntor janë realizuar 225 kontrolle/monitorime për respektimin e masave dhe protokolleve në subjektet tregtare kundër përhapjes së pandemisë COVID-19.

ISHMT bën të ditur se çdo shkelje e evidentuar në terren nga grupet e kontrollit, është referuar për masë administrative pranë organeve kompetente. Gjatë kësaj jave janë kryer 5 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për para paketimet, 5 inspektime për instaluesit e ashensorëve, 20 inspektime mbi zbatimin e kërkesave ligjore për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to/

“Në fokus së punës tonë, vijon parandalimi i përhapjes së COVID-19, ndaj është shumë i rëndësishëm zbatimi i udhëzimeve të miratuara nga autoritetet shëndetësore”, bën të ditur ISHMT.