Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë kanë humbur jetën 13 pacientë. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë bëri me dije se janë realizuar 1,775 teste prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 590 raste. Ndërkohë numri në total i rasteve pozitivë është 45,594 , ndërsa 1,174 persona kanë humbur jetën që nga fillimi i pandemisë.
Sakaq rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 244 raste, Mitrovicë 46 raste, Podujevë 35 raste, Fushë-Kosovë 32 raste, Gjilan 25 raste, Lipjan 25 raste, Viti 24 raste, Vushtrri 22 raste, Drenas 21 raste, Gjakovë 21 raste, Obiliq 20 raste, Ferizaj 13 raste, Prizren 13 raste, Kamenicë 10 raste, Skenderaj 6 raste, Malishevë 5 raste, Suharekë 5 raste, Kaçanik 4 raste, Pejë 4 raste, Dragash 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Klinë 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Istog, Novobërdë, Zubin-Potok.