Luis Suarez para më shumë se dy javësh u infektua me koronavirus dhe u detyrua të karantinohej deri në shërimin e plotë të tij. Shqetësimeve fizike prej virusit, i shtohet padyshim edhe malli për familjen, pasi je i detyruar të jesh larg tyre për të mos i infektuar. Këtë ka bërë edhe Suarez, teksa dje ai u shërua plotësisht dhe ishte në gjendje të lëvizte i lirë. Gjëja e parë që sulmuesi i Atletico Madrid bëri ishte përqafimi i fëmijëve të tij.

Ishte bashkëshortja e tij ka filmuar gjithçka, teksa fëmijët që surprizohen dhe hidhen në krahët e babait të tyre janë çaste mjaft emocionuese dhe tregojnë qartë edhe vuajtjet e të gjithë atyre që kanë të afërm të infektuar.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Luis Suarez (@luissuarez9)