Këngëtarja, Adelina Tahiri është e martuar prej dy vitesh me avokatin maqedonas, Serjoza Markov. Në një intervistë për Prive, Adelina u shpreh se po mendon që të shtojnë familjen e tyre, pasi sipas këngëtares, Serjoza e meriton të ketë shumë fëmijë.
“Serjoza meriton shumë fëmijë, sepse është një baba shumë i mirë, që kujdeset shumë dhe me shumë përgjegjësi. Unë nuk jam egoiste, nuk mendoj vetëm për veten, mendoj dhe për të tjerët, se ai e meriton dhe është baba shumë i mirë dhe burrë shumë i mirë.
Unë jam rritur në këto rrethana, ne jemi 4 fëmijë dhe unë minimumi një fëmijë tjetër do e bëjë, por dëshira ime është që të kemi dhe më shumë. Por fëmija është përgjegjësi, është obligim, por është dashuri shumë e madhe, që nuk krahasohet me këto të dyja që thashë”, u shpreh ajo.