Pandemia e Covid-19 mund të jetë goditja më e madhe për shëndetin mendor të njerëzve që nga Lufta e Dytë Botërore. Paralajmërimin e bën një psikiatër i njohur në Britaninë e Madhe.

Dr. Adrian James, presidenti i Kolegjit Mbretëror të Psikiatërve, është shprehur se edhe kur virusi mund të jetë nën kontroll, pasojat që mund të lërë pas janë “të thella” dhe afatgjata.

Ai i tha për Guardian: “Kjo është ndoshta goditja më e madhe për shëndetin mendor që nga Lufta e Dytë Botërore. Nuk ndalet kur virusi është nën kontroll dhe ka pak njerëz në spitale. Ju keni për të financuar pasojat afatgjata.”

Humbja e njerëzve të dashur nga koronavirusi, së bashku me papunësinë masive dhe efektet sociale të bllokimit “drakonian” janë të dokumentuara mirë.

Ndërkohë, një organizatë bamirëse për shëndetin mendor e përshkroi situatën gjatë Krishtlindjeve si një “emergjencë e shëndetit mendor,” duke shtuar se 2020 ka qenë një vit i ankthit dhe pasigurive, ndërsa gjithnjë e më shumë njerëz kanë nevojë për asistencën e psikologëve apo psikiatërve.