Këngëtarja Rovena Stefa ishte pjesë e panelit të fundvitit në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Intervista nisi me muzikë e atmosferë festive, për t’u vijuar me kujtime të mira të 2020 dhe urime zemre për këtë vit të ri.
E Rovena nuk ngurroi të bënte një kërkesë live, duke shkaktuar shumë të qeshura dhe batuata tek të ftuarit e tjerë.
“Unë shpresoj që sa më shpejt të mbarojë pandemia. Ne t’i rikthehemi jetës më me vrull dhe dashuri se më parë. Të jemi pranë njëri- tjetrit dhe të më lënë rehat te gjej burrin e të martohem. Po s’dola, s’kam ku gjej burrë se mbyllemi që në 20:30”, tha ajo.