Leo Messi po i jep fund një viti aspak të mirë për të, duke shpresuar që 2021 do të jetë krejt ndryshe. 2020 nuk ka qenë aspak i mirë për Lionel Messin.

Pasi e përfundoi sezonin pa trofe, vetëm hera e dytë që i ndodh kjo në dekadën e fundit, Leo ishte në njëfarë mënyre në luftë me Barcelonen, pasi kërkoi zyrtarisht largimin nga klubi. Kjo nuk ndodhi dhe ai vazhdoi të luajë, por paraqitjet e pjesës së parë të sezonit, kanë qenë larg prej atyre që për shumë vite jemi mësuar t’i shohim. Ai ka shënuar vetëm 7 gola në 14 paraqitje në La Liga, 10 në total në 18 paraqitje – shifra larg nivelit të Leos, që shpreson të ndryshojë gjithcka vitin 2021.