Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar mbi një artikull të publikuar nga një portal pranë opozitës në Shqipëri. Teksa përgënjeshtron artikullin me titull “Vazhdon përplasja SHBA-BE për dështimin e Ramës”, ambasadorja Kim shkruan se: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen tonë për Shqipërinë në BE.
Në asnjë moment, SHBA nuk ka bërë thirrje për “mbylljen e syve” ndaj mangësive; përkundrazi, ne i kemi theksuar ata dhe kemi ofruar mbështetjen tonë për përparimin. Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara – së bashku me BE – përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi. Shikoni faktet. (Lexo.al)