Nga Valon Syla
Vjosa Osmani për Mini Shengen fillimisht duhet ti kërkoj Avdullah Hotit, Kryeministrit te Republikës se Kosovës, i cili ka nënshkruar marrëveshje për ketë punë në prani te Presidentit Trump. Kur Vjosa Osmanit i duhen poenat politik, ajo lavdëron Amerikën edhe pse është mbështetëse e Minishengenit. Kur ajo dëshiron të ‘bëjë tallava politikë’ në Kosove, sulmon Shqipërinë pse është e të njëjtit proces. Shqipëria është shtet i pavarur (dhe nëse ka bërë diçka gabim) dhe Vjosa Osmani s’mund ti kërkoj asnjë llogari askujt në Shqipëri për një marrëveshje që ka nënshkruar Kryeministri i shtetit që ajo dëshiron ti imponohet si Presidente, edhe pa vota. Në ketë kuptim, sjellja e saj politike në rastin më të mire është hipokrite.
Se pari Osmani, duhet ta kuptoj se është bërë qesharake me sjelljen e saj teatrale prej Presidentes së Republikës së Kosovës. Presidenti fuqiplotë përfaqëson unitetin e popullit nëpërmjet mekanizmit të shumicës se kualifikuar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pikë. Vjosa Osmani, ndërkaq, jo veç që nuk është zgjedhur Presidente, por nuk i ka me as votat që e kane zgjedhur Kryetare Kuvendi. Posti i saj 6 mujorë për ushtrim të detyrës është krejtësisht teknik, deri në rizgjedhjen e Presidentit legjitim. Prandaj, përpjekja e saj për të luajtur një rol më të madh se pesha e saj reale institucionale, është vetëm shprehje papjekurie të thellë politike.
Se dyti, Vjosa Osmani është sjellur në Shqipëri me arrogante dhe më e ashpër sesa Ministri i Jashtëm i Greqisë në vizitën e tij të fundit në Greqi. Dhe, për këtë Vjosa Osmanit e rrjedhimisht edhe një pjese të publikut të Kosovës duhet t’i vije turp. Për më shumë, vëllazëria e saj politike nga VETËVENDOSJE, nëse kanë një pikë ftyre a një trohë nderi, duhet të distancohen menjëherë nga qasja e saj hipokrite, demagogjike dhe përpjekja për të fituar poena të brendshëm në Kosovë me sjellje të shthurur në Shqipëri.
Ku është realisht problemi? 1. Vjosa Osmani për Mini Shengen fillimisht duhet ti kërkoj Avdullah Hotit, Kryeministrit te Republikës se Kosovës, i cili ka nënshkruar marrëveshje për ketë punë në prani te Presidentit Trump. Kur Vjosa Osmanit i duhen poenat politik, ajo lavdëron Amerikën edhe pse është mbështetëse e Minishengenit. Kur ajo dëshiron të ‘bëjë tallava politikë’ në Kosove, sulmon Shqipërinë pse është e të njëjtit proces. Shqiperia është shtet i pavarur (dhe nëse ka bërë diçka gabim) dhe Vjosa Osmani s’mund ti kërkoj asnjë llogari askujt në Shqipëri për një marrëveshje që ka nënshkruar Kryeministri i shtetit që ajo dëshiron ti imponohet si Presidente, edhe pa vota. Në ketë kuptim, sjellja e saj politike në rastin më të mire është hipokrite.
2. Vjosa Osmani nuk ka fare pse benë ‘show politik’ duke fol për ndarje të Kosovës në Shqiperi me aludime se Qeveria e Shqipërisë punon për ndarje të Kosovës. Kjo sjellje tregon qe Vjosa jo vetem nuk ka asnjë parim moral, por është edhe një hipokrizi e rralle politike.
Pse? Thjeshtë; që nuk ka negociata për territore ketë e ka thëne edhe Amerika edhe BE’ja. Janë bërë bajat politikanët e Kosovës që duhan të forcohen në publik si te fortë, duke e mbrojtur Kosovën nga rreziqet imagjinare. Në fund të ditës, dialogu Kosove-Serbi është duke vazhduar në udhëheqje të Avdullah Hotit e Skender Hysenit. Detyra e Vjoses sikur të ishte ‘Presidente e vërtetë’ e këtij vendi do të ishte mirë, t’iu kërkoj atyre llogari se çka po negociohet ne Bruksel dhe a ka biseda për ndarje. Te dy e kane mohuar ketë dhe Vjosa e di mirë. Vjosa e hap temën e ndarjes në Shqipëri sepse do të paraqitet para një audience të ngushtë në Kosovë si mbrojtëse e vendit nga një temë që është larguar kurrë pa u treguar si skenar i vërtetë. Është Turp e ligësi ta përdorësh Shqipërinë, në kuptimin e diskursit anti-Tiranë, për pak interes elektoral.
3. Derisa Vjosa foli për unitet kombëtar, ajo përdori një gjuhë ndarëse mes dy vendeve, duke lëshuar akuza të nënkuptueshme e kunja të tërthortë. Sidoqoftë, pyetja është kur u be Vjosa kaq adhuruese e madhe e shqiptarizmes? Vjosa vjen nga një militantizëm i dëmshëm Kosovo-centrik, ideja për bashkëpunim me Shqipërinë nuk ka qenë asnjëherë bindje e thellë e Vjosa Osmanit. Ajo është bere së voni që kur ju është nënshtruar dhe luan rolin e zëdhënëses personale të Albin Kurtit. Pra një marionetë e tij, asgjë më shumë. Pra, vetë këto kërkesa Vjosa i ka zbuluar nga një marrëdhënie personale e si nevojë elektorale, e jo si bindje të saj politike. Vjoses, asnjë njeri normal, nuk mund t’i besoj asgjë sa i përket thellimit të marrëdhënieve brenda kombëtare. Përderisa shumë opinionistë në Kosove po ankohen se Shqipëria po e përdorë shpesh Kosovën për debat të brendshëm, është mirë te bëjnë vetë kritikë pak e ta shohin sa shpesh, sa ulet e sa pafytyrë politikan të Kosovës po e përdorin Shqipërinë për interesa të ngushta personale.