Nga Alteo Hysi
Një 25 vjeçar mbeti i vrarë në Tiranë, në orët e para të datës 8 dhjetor, nga go di tja me armë prej një punonjësi të Policisë së Shtetit. Pas ngjarjes së rë ndë, Shërbimi për Çështjet e Brendshme në Po licinë e Shtetit doli me një deklaratë zyrtare, duke theksuar se pas analizës së bërë, kishte rezultuar që punonjësi i policisë së shtetit nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e ar m ës së zj ar rit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme. “Nga he timet paraprake është konkluduar se dyshohet se veprimet e punonjësit të Po licisë N.H., bien në kundërshim me procedurat standarde të përdorimit të a r m ë ve të zjarrit”, thuhej në deklaratë.
Për sa më sipër, grupi i posaçëm hetimor, ka kryer arrestimin e punonjësit të policisë, Inspektor N.H, për veprën penale “Vrasje e kryer në kap ërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”, ndërkohë që materialet i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në të njejtën ditë kur Policia e Shtetit doli në përfundimin se punonjësi i saj, ka vepruar në kundërshtim me ligjin dhe punonjësi në fjalë u arrestua, në pritje të fjalës së fundit nga organet e pavarura, opozita shqiptare, që dita ditës i ngjan një tufe kanibalësh të uritur, në kërkim për prenë e tyre të preferuar, dhi mbjen njerëzore, me të cilën mund të bëjnë lehtësisht politikë, nuk humbi kohë për të vepruar. Në mënyrën më brutale, përpara se drejtësia të thojë fjalën e saj, nxituan që ta cilësonin këtë ngjarje si vrasje shtetërore, duke shkuar deri aty, sa përgjegjës për vrasjen të bënin Ministrin e Brendshëm Lleshaj, madje edhe vetë Kryeministrin Rama.
Se si mund të jetë vrasje shtetërore, humbja e jetës së një të riu, të go ditur nga dora e një polici të arrestuar tanimë dhe që pas hekurave po hetohet për kushtet dhe rrethanat në të cilat ai veproi, këtë e di vetëm tufa e hienave të Lulzim Bashës. Se si mund të jetë Edi Rama vrasësi i vërtetë, këtë mund ta imagjinojnë e përfytyrojnë për qëllime të ngushta e të ndy ra politike, vetëm eksponentët e kësaj opozite që me fatke qësinë e familjeve të viktimave, gatuajnë ushqimin e përditshëm që ngop orekset e tyre për sadopak pushtet. V ra sje shtetërore në fakt, është kur policia të godet në mes të bulevardit, ditën për diell, me urdhër nga zyra e kryeministrit, njësoj si në 21 Janar, kur nga dritarja e Sali Berishës urdhëroheshin vrasjet e protestuesve.
Por nuk është “vrasja shtetërore” në vetvete, koncepti që bën diferencën mes opozitës dhe qeverisë së sotme, më shumë se sa qëndrimi që secila nga të dyja palët mban mbi krimin e vrasjen, mbi padrejtësinë e madhe në situatat kur duhet që drejtësia të dominojë përmbi çdo interes tjetër. Sot polici që vrau 25 vjeçarin është pas hekurave, duke pritur që organet e pavarura të drejtësisë të thonë fjalën e saj, ndërsa dje, Lulzim Basha dhe Sali Berisha, refuzonin të dorëzonin gardistët që zbrazën armët mbi protestuesit në 21 Janar, në organin e prokurorisë. Madje asokohe, Sali Berisha, e quante publikisht “lavire”, kryeprokuroren e përgjithshme Ina Rama, vetëm sepse ajo kërkoi arresti min e gardistëve. Ky fakt vendos vijën e fortë ndarëse mes moralit të atyre që fshihnin gardistë në bodrumet e Kryeministrisë për t’i shpëtuar drejtësisë dhe moralit të qeverisë së sotme që kërkon që drejtësia të bëjë drejtësi, me çdo kusht, e pa kursyer askënd, qofshin edhe shërbyes e nënpunës publikë.
Është morali i një partie, ose më mirë të themi i një çete njerëzish të pabesë, që pasi vr a sin ditën për diell në bulevard, i fshehin vrasë sit në skuta të errëta godinash qeveritare dhe pastaj, atë që kanë bërë vetë, rrobat e funeralit, përpiqen t’ua veshin të tjerëve, kujtdo që u shfaqet para, në vrapin e çakërdisur drejt pushtetit që e duan dhe e kërkojnë me çdo kusht, me çdo formë, duke djegur pemë krishtlindjesh në sheshet e Tiranës, duke goditur policë e godina me gurë, duke lë nduar të ndjerët dhe familjet e tyre, me shpresën se morgu do të shndërrohet në hambar elektoral.