Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar ps ndarjes nga jetë të akademikut Rexhep Qosja.

Në një postim në Facebook, Peleshi shkroi : “Sot ndoshta mendja më prodhimtare ndër shqiptarë, ndaloi së menduari.”

Postimi i plotë i Niko Peleshit:

Sot ndoshta mendja më prodhimtare ndër shqiptarë, ndaloi së menduari.

I dhimbshëm lajmi për ndarjen fizike nga jeta të Rexhep Qoses. Një intelektual i përmasave mbarëkombëtare e përtejkombëtare, atdhetar i pashoq dhe shkrimtar i pakohë.

I paharruar qofsh përgjithmonë profesor Rexhep Qosja!.