Nga Michael Hirson and Paul Triol, CNN

E vetmja pikë që kanë rënë dakord demokratët dhe republikanët është nevoja për të mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj Kinës. Ky konsensus dypartiak nisi edhe para se presidenti Donald Trump të merrte detyrën, i nxitur nga alarmi në lidhje me ekonominë dhe teknologjinë e Kinës dhe zhgënjimin në politikat tregtare dhe të të drejtave të njeriut të Pekinit. Por administrata dhe Kongresi i ardhshëm i Presidentit të zgjedhur Joe Biden kanë nevojë për politika të zgjuara ndaj Kinës, jo vetëm për ato të ashpra. Këtu janë disa gjëra që administrata e re dhe Kongresi duhet të kenë parasysh:Planet afatgjata

Administrata Trump i njihte aspektet e politikës së mëparshme të SHBA-së ndaj Kinës dhe e dinte se kanë qenë joefektive – në veçanti, hezitimi i shpeshtë për t’u përballur me Pekinin në tregtinë problematike dhe politikat e jashtme. Por administrata ka gabuar duke u kthyer në ekstremin tjetër. Politika e SHBA-së sot është zbulimi i çdo mjeti të mundshëm për të vepruar në mënyrë të njëanshme kundër Kinës – nga tarifat te kontrollet mbi eksportet e teknologjisë amerikane – pa hartuar më parë një strategji të qëndrueshme. Këtu duhet të kemi parasysh kufizimet e SHBA-së nga shitja tek Huawei të teknologjisë 5G dhe firmave të tjera teknologjike. Një masë e tillë ka korrur sukses afatshkurtër në aftësinë e Kinës për të fituar një epërsi globale në drejtimin e rrjeteve 5G, por gjithashtu mbart rreziqe për epërsinë e teknologjisë amerikane. Kontrollet e eksportit, si sanksionet financiare dhe shumë mjete të tjera diplomatike dhe ekonomike, funksionojnë më mirë kur Shtetet e Bashkuara bashkëpunojnë me aleatët, siç janë Bashkimi Europian dhe Japonia. Administrata e Biden dhe Kongresi do të duhet të ndërthurin vendosmërinë e qasjes së Trump me një strategji të aleatëve të SHBA-së.

Më tepër investim në pikat e forta të brendshme. Shtetet e Bashkuara gjithashtu duhet të zhvillojnë investimet e nevojshme për të ruajtur avantazhin e tyre teknologjik. Prioriteti kryesor këtu duhet të jetë përmirësimi i granteve dhe huave qeveritare(e llogaritur si pjesë e PBB-së) për shkencën themelore dhe kërkimin/zhvillimin. Shumë studime kanë treguar se grantet dhe huatë qeveritare jo vetëm sjellin përparime në shkencë dhe mjekësi, por edhe rrisin ekonominë e vendit. Siç është propozuar nga dy ekonomistë e MIT, Shtetet e Bashkuara mund të financojnë qendra inovacioni në shtetet e kuqe dhe zona të tjera – larg qendrave tradicionale, siç është Silicon Valley.

Jini të vendosur por mos e ekzagjeroni

Administrata e ardhshme nuk duhet ta shohë Kinën si personazhin e keq të një filmi. Politikanët e kanë portretizuar çdo çështje që prek Kinën tani si një kërcënim për sigurinë kombëtare. Disa, siç është spiunazhi kinez që sigurisht ata janë përgjegjës.

Një ndër qeshjet që SHBA-të duhet të shqyrtojnë me vëmendje është rasti i studentëve apo edhe punonjësve kinezë, të cilët janë akuzuar se po vjedhin të dhëna amerikanë duke i shërbyer Kinës. Zyrtarët e zbatimit të ligjit duhet të vazhdojnë të hetojnë rastet e paligjshme të pronës intelektuale, por situata duhet të balancohet duke njohur realitetin që institucionet akademike dhe kompanitë amerikane përfitojnë nga inxhinierët dhe shkencëtarët e trajnuar nga Kina. Shumica dërrmuese e tyre nuk po punojnë për inteligjencën kineze.

Po kështu, disa përpjekje të kohëve të fundit për të kundërshtuar ndikimin kinez në Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë diferencë të madhe, por minojnë ndikimin e SHBA-së në Kinë. Administrata e Trump pezulloi bursat e Fulbright – të cilat paguajnë amerikanët për të dhënë mësim dhe për të studiuar – në Kinë dhe Hong Kong. Programet e tilla thellojnë edhe më tepër mendimin e SHBA-së për Kinën në një kohë kur një njohuri e tillë është më e rëndësishme se kurrë. Edhe më keq, gjuha armiqësore kundrejt trajtimit fillestar të Kinës në lidhje me koronavirusin – dhe epitetet mizore si “virusi kinez” – kanë luajtur një rol në rritje të krimeve të urrejtjes kundër aziatiko-amerikanëve. Në fund të fundit janë fjalët ato që kanë rëndësi.

Qeverisni mirë vendin tuaj

Ndërsa Shtetet e Bashkuara mbizotërojnë si ushtarakisht dhe ekonomikisht, dështimi në arenën politike ngre pikëpyetje për pjesën tjetër të botës nëse Amerika do të qëndrojë të mbetet një superfuqi. Shtetet e Bashkuara (si Europa) keqpërdorën reagimin e tyre ndaj koronavirusit ndërsa Kina ka qenë jashtëzakonisht efektive. Zgjedhjet në SHBA, në të cilën rezultati është ende i kontestuar dhe i etiketuar si “i manipuluar”, i bën institucionet demokratike amerikane të duken të dobëta dhe shihen si një fitore për Pekinin. Konkurrenca kundrejt Kinës nuk do të shërojë përçarjet politike që ka Amerika, por të dy palët duhet të përpiqen të tregojnë se Shtetet e Bashkuara mund të qeverisin veten me aftësitë dhe njohuritë e duhura.