Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha njihet për gafat e tij në komunikimin publik, por tanimë ai ka thyer dhe kufijtë e Shqipërisë sa i përket këtyre gafave.
Siç shihet në videon e publikuar nga Reddit Hyperspace, Lulzim Basha është bërë pjesë e memeve ndërkombëtare me gafën e tij ku teksa fliste në një live para disa muajsh mbulon duke lëvizur trupin qytetarin që i del nga pas. Tanimë Luli nuk është thjesht një njeri që bën gafa dhe njihet si subjekt memesh në Shqipëri, por ka kaluar në nivel ndërkombëtar. Sekuencën në të cilën shfaqet Basha mund ta shihni në minutën 10.30 sekonda.