Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen njoftoi se BE do të japë vaksinat e COVID falas për punonjësit e sistemit shëndetësor dhe të gjitha grupet e rrezikuara për vendet e Ballkanit Perëndimor. Lajmi u bë i ditur nga ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca, me anë të një postimi në twitter.

“Në konferencën e sotme për shtyp pas Këshillit Evropian, Presidentja Von der Leyen konfirmoi se BE do të koordinojë dhurimin e vaksinave nga shtetet anëtare në Ballkanin Perëndimor, në veçanti për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe grupeve vulnerabël”, theksohet në njoftim.

Të njëjtin reagim e dha edhe komisionerja Ana Pisonero e cila tha vendet e BE-së do të koordinojnë dhurimin e vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor.