Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla sëbashku me Kryetarin e Bashkisë së Cërrikut, Andis Salla inaguruan Qendrën e re Shëndetësore në Gjyralë të Cërrikut. Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla deklaron se brenda dy muajve, falë dashamirësisë së Emirit të Kuvajtit dhe bashkëpunimit me Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, ndërtuam pesë qendra shëndrësore të reja në Qarkun e Elbasanit.
Sipas Ballës, qendra e re shëndetësore do t’i shërbejë 2500 banorëve të zonës së Gjyralës. Gjithashtu Balla ka fjetur rastin të shprehë mirënjohjen ndaj të gjithë miqve të Shqipërisë në këto kohë të vështira.
Postimi i plotë: Cërrik – Sapo përfunduam edhe një Qendër të re Shëndetësore në Gjyrale të Bashkisë Cërrik. Brenda dy muajve, falë dashamirësisë së Emirit të Kuvajtit ?? dhe bashkëpunimit me Ambasadën e Kuvajtit në Tiranë, ndërtuam pesë qendra shëndrësore të reja në Qarkun e Elbasanit, një ndër to për 2500 banorët e këtij fshati. Mirënjohje miqve të Shqipërisë në këto kohë të vështira.