Trajneri i Interit, Antonio Conte, nuk e ka në plane mesfushorin Radja Nainggolan. Belgu nuk po gjen minuta në skuadrën zikaltër dhe po mendon largimin sërish në janar.
“Ninxha” pritet të rikthehet te skuadra e Cagliarit, pasi momentalisht nuk ka gjetur veten tek Interi. Belgu ka një dëmtim muskulor që po e mban jashtë, por dhe sikur të ishte në dispozicion nuk do të luante. Cagliari nga krahu tjetër po këmbëngul për lojtarin. Nainggolan dëshiron të largohet, pasi do të luajë. Mesfushori do të bashkohet me ish-ekipin e tij, aty ku luante rregullisht dhe ishte i kënaqur.